Rohde dhe Szunyog dënojnë linçimin në rrjete sociale ndaj Flutura Kusarit
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, është takuar me juristen e mediave, Flutura Kusarin, ku është informuar nga afër për linçimet që po i bëhen kësaj të fundit në rrjetet sociale. “U takova Flutura Kusarin dhe dëgjova shqetësimet e saj për kërcënimet e vazhdueshme dhe fushatën e shpifjeve kundër saj në mediat sociale”, […]
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, është takuar me juristen e mediave, Flutura Kusarin, ku është informuar nga afër për linçimet që po i bëhen kësaj të fundit në rrjetet sociale.
“U takova Flutura Kusarin dhe dëgjova shqetësimet e saj për kërcënimet e vazhdueshme dhe fushatën e shpifjeve kundër saj në mediat sociale”, ka theksuar Szunyog.
Më tej, ai ka theksuar se BE-ja është duke monitoruar se a po respektohen të drejtat e mediave në Kosovë.
“BE-ja ndjek nga afër mjedisin mediatik dhe të drejtat e gazetarëve në Kosovë”, ka deklaruar ai.
Ndërkaq, ai ka përfunduar duke thënë se “mediat e lira dhe të pavarura janë pjesë thelbësore e një shoqërie demokratike”.
Ndërsa, për këtë çështje ka reaguar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili ka thënë se pajtohet me ambasadorin Szunyog.
“Jam dakord me Tomáš. Mediat sociale janë një vend i mrekullueshëm për debat publik, por për të pasur diskutime të frytshme duhet të respektohen disa standarde. Më ka munguar në komente të shumta lidhur me @fluturakusari dhe angazhimin e saj publik për lirinë e Medias”, ka shkruar Rohde në Twitter.
I agree with Tomáš. Social Media is a great place for public debate, but in order to have fruitful discussions certain standards need to be maintained. I have missed that in numerous comments related to @fluturakusari and her public engagement on #mediafreedom. https://t.co/NIlRL0qaPm
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) July 6, 2023















