Rohde dhe von Cramon përshëndesin vendimin e qeverisë së Kosovës dhe Serbisë për targat

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rode ka në përshendetur vendimin e qeverisë së Kosovës dhe Serbisë për targat

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë për të larguar letrat ngjitëse në targa të automjeteve, dhe lejimin me targat në RKS në Serbi.

Përmes një postimi në platformën “X”, von Cramon ka thënë se ky është një hap më shumë drejt realitetit në të cilin Serbia de facto e njeh Kosovën si shtet.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rode, përmes një postimi në platformën “X”.

“Mirëpritja e qeverisë kosovare dhe serbe hodhi poshtë “regjimin e ngjitësve”, duke e bërë më të lehtë udhëtimin mes dy fqinjëve”, ka shkruar Rohde.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, më 25 dhjetor 2023, ka njoftuar se Qeveria e Serbisë ka marrë vendim që të mundësojë lirinë e lëvizjes për të gjitha automjetet nga Kosova.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar dje mbledhjen e radhës elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.

Lexo dhe: Qeveria merr vendim që të largohen stikerat nga veturat me targa të Serbisë

Siç thuhet në njoftim e Qeverisë, “heqja e regjimit të letër stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia”.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika