Rohde i reagon ambasadorit Hill: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi përfshin njohjen reciproke

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i është kundërpërgjigjur ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, i cili ka deklaruar se nuk mendon që Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në Bashkimin Evropian

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, që ka shprehur mendimin se nuk duhet kërkuar nga Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës zyrtarisht për t’i lejuar që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Rohde në platformën X ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke.

Ai ka cituar deklaratën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, nga një vizitë e tij në rajon në qershor të vitit 2022, ku Scholz kishte theksuar se normalizimi dhe njohja reciproke janë thelbësore për përparimin drejt integrimit evropian.

Rohde ka shtuar se për të dy vendet është e rëndësishme zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura në negociatat e Brukselit dhe të Ohrit, dhe se kjo është rruga që duhet ndjekur për të arritur një normalizim të qëndrueshëm.

“Vetëm sa për të rikujtuar: Lexojeni deklaratën e qartë të kancelarit gjerman Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor të vitit 2022 për normalizimin, përfshirë njohjen reciproke. Kjo qëndron ende: Rruga është aty. Zbatim i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit nga të dyja palët sa më parë”, ka deklaruar ai.

Hill: Serbisë s’do t’i kërkohet njohja de jure e Kosovës për të hyrë në BE

Nga ana tjetër, ambasadori amerikan Hill ka shprehur qëndrimin se Serbisë nuk do t’i kërkohet që de jure ta njohë pavarësinë e Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, por se evropianët “po kërkojnë pikërisht atë që thonë se po kërkojnë – normalizim të marrëdhënieve”.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika