Rohde: Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira, dialogu të përfundojë me njohje

Vendime të vështira e presin Kosovën dhe Serbinë sipas ambasadorit gjerman të Kosovës Jorn Rohde. Ky i fundit i ka paralajmëruar palët se Qeveria e Gjermanisë, dialogun në mes të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, e ka bërë një ndër prioritetet kryesore të saj

Jorn Rhode, Amabsador i Gjermanisë në Kosovë

 





Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i ka paralajmëruar Kosovën dhe Serbinë se duhet të bëhen gati për vendime të vështira, pasi Qeveria e Gjermanisë dialogun në mes të këtyre dy vendeve e ka vendosur në prioritetet e saj dhe nuk ka kohë që të shtyhen problemet e pazgjidhura.

Më tej, ai e ka përmendur edhe pajtimin në mes të Francës dhe Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, model që sipas tij duhet ta ndjekin Kosova dhe Serbia.

“Së pari dua të theksoj se Qeveria gjermane ka vendosur dhe e ka cilësuar si prioritet përmirësimin e gjendjes dhe situatës në Ballkanin perëndimor si dhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë”.

“Ju sigurisht e keni parë deklaratën tonë ku kemi theksuar se vizita e Jens Plötner dhe Bonnet, në shoqëri të Lajçakut ka pasur për qëllim që t’ua bëjë të qartë të gjitha palëve se duhet të merren vendime të vështira politike, sepse më nuk ka kohë për shtyrjen e problemeve të pazgjidhura”.

“Jemi duke jetuar në një kohë të jashtëzakonshme, kur kemi një luftë që po zhvillohet në Evropë dhe pikërisht nga kjo arsye, tani duam që situata të përmirësohet këtu dhe pikërisht kjo është arsyeja përse Sarrazin ishte javën e kaluar këtu, pra për të shtyrë përpara këtë proces”, ka thënë ai në një intervistë për “Radio Kosovën” të enjten.

Sipas Rohde, fundi i bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, duhet t’u japë fund edhe problemeve dhe njohja reciproke duhet të jetë rezultati përfundimtar i dialogut.

“Gjatë vizitës së kancelarit gjerman Scholz në Kosovë, ai theksoi ato që Qeveria gjermane i ka nënvizuar gjithnjë, se të dyja vendet synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërsa është e paimagjinueshme që Bashkimi Evropian të pranojë dy vende që nuk e njohin njëri-tjetrin”.

“Pra, është plotësisht e qartë se njohja reciproke duhet të jetë rezultati përfundimtar i procesit të dialogut dhe kjo është e qartë për ne. Tani si do të vijë deri te ky përfundim? Unë mund të them se ka shumë rrugë që na shpien në krye”, ka deklaruar ai.

 





Shija e redaktorit

ANIMA – udhëtim nëpër majat e letërsisë

Kolana ANIMA e shtëpisë botuese “Dukagjini” është një përmbledhje e librave më të mirë botërorë të letërsisë klasike, në kuptimin gjenuin të fjalës. E...

“Varfanjaku i Zotit”, botuar nga “Dukagjini” fitoi çmimin për përkthimin...

Libri “Varfanjaku i Zotit” i botuar nga shtëpia botuese "Dukagjini" ka fituar çmimin për përkthimin më të mirë të vitit 2022 në Panairin e...

Albina Kelmendi së shpejti me projekte të reja

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Albina Kelmendi, me një zë dhe talent të jashtëzakonshëm, ka folur për projektet që është duke i realizuar. Në...

Më të lexuarat

Lirohen nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara për sulmin ndaj...

Gjykata Supreme e Kosovës ka liruar nga paraburgimi tri infermieret me inicialet A. P.,  A.R., si dhe R. (A.) K., në rastin e sulmit...

Përfundon seanca ndaj infermiereve, prokuroria kërkon paraburgimin e tyre (VIDEO)

Ka përfunduar seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj tri infermiereve të cilat dyshohen se e kanë keqtrajtuar një grua në Qendrën...

Ibrahim Tatlises pas aksidentit këndon këngë popullore në spital

Këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises, i cili mbeti i bllokuar në automjet si pasojë e një aksidenti trafiku në Bodrum Yalikavak në Turqi,...

Të fundit nga rubrika