Rohde: Kosova duhet të bëjë përpjekje për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe të arrijë një momentum në bisedimet me Serbinë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet të bëjë akoma përpjekje për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë.

Sipas tij, është e rëndësishme “që të arrihet një momentum në bisedimet me Serbinë”.

“Gjermania i ka ofruar asistencë të madhe shtetit të Kosovës në arritjen e reformave. Kosova ka mbetur e përkushtuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, por duhet akoma përpjekje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura… Raporti për Kosovën duhet të shihet që të na kujtojë të gjithëve se cilat reforma duhet të bëhen që Kosova të avancojë në qëllimin e saj që të bëhet anëtare e BE-së. Reformat nuk duhet bërë vetëm nga Qeveria, por edhe nga Kuvendi”, ka thënë Rohde në Komisionin e për Integrim Evropian.

Rohde është shprehur i zhgënjyer me mosbashkëpunimin e disa partive politike opozitare në Kosovë dhe mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Sot që jemi këtu dua të shpreh zhgënjimin për mungesën e bashkëpunimit me partitë politike dhe mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtarëve, ku dot ë jepeshin mbi 400 milionë euro. Raporti për Kosovën duhet të Përdoret që të na kuptojmë të gjithëve se cilat reforma duhet të bëhen në mënyrë që Kosova të jetë pjesë anëtare e BE-së”, ka shtuar Rohde.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika