Rohde mirëpret angazhimin e Kurtit në dialog: Hap kyç për fonde nga Plani i Rritjes

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përshëndetur angazhimin e kryeministrit Albin Kurti për një dialog konstruktiv, duke e cilësuar këtë si një hap kyç për disbursimin e fondeve nga Plani i Rritjes së BE-së.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur mbështetje për angazhimin e kryeministrit Albin Kurti në procesin e dialogut me Serbinë, duke e vlerësuar këtë veprim si një hap të rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori nënvizoi se angazhimi i qeverisë kosovare do të kontribuonte në çeljen e mundësive për disbursimin e fondeve të para sipas Planit të Rritjes të BE-së.

“Përshëndes angazhimin e qartë dhe publik të Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja me Serbinë në një frymë konstruktive. Ky është një hap kyç drejt disbursimit të parë sipas Planit të Rritjes SË BE-së”, ka shkruar Rohde në X.

Si thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit, ky i Kurtit  qëndrim u theksua gjatë takimit të tij me Ndihmëssekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit Amerikan të Shtetit, James O’Brien, dhe emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

“Diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në vend, krahas atyre në lidhje me procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëpunimit rajonal në prag të samitit të radhës të Procesit të Berlinit, që do të shënojë gjithashtu 10-vjetorin jubilar të këtij procesi të rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri ndër të tjera theksoi së Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar maksimalisht edhe në vazhdimësi në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e saj pa dallim dhe për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë në të cilin respektohen të drejtat e qytetarëve dhe ligjit i Republikës”, thuhet në njoftim.

“Kryeministri Kurti gjithashtu nënvizoi përkushtimin e tij për bashkëpunim rajonal mbi parimet e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së barabartë në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ritheksoi përkushtimin dhe angazhimin konstruktiv në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksin e saj, që duhet të zbatohet e plotë”, thuhet më tej në njoftim.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika