Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se normalizimi në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultojë në njohje, në rast se të dyja shtetet duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian (BE).

“Normalizimi duhet të rezultojë në njohje, nëse të dyja, Kosova dhe Serbia, duan t’i bashkohen BE-së. Shumë shpesh ajo që është etiketuar ‘hap pas hapi’ rezulton të jetë ‘tit për  tat’ që nuk ndihmon asnjërën palë. Vendimet e guximshme janë shumë të nevojshme!”, ka shkruar Rohde në platformën X.

Shprehja “Tit për tat” e përdorur nga ambasadori përshkruan një situatë reciprociteti në veprime, veçanërisht kur dikush përgjigjet në formën e hakmarrjes.

Normalisation must result in recognition, if both 🇽🇰 + 🇷🇸 want to join 🇪🇺.
Too often what is labelled ‚step by step‘ turns out to be ‚tit for tat‘ that helps neither side. Courageous decisions are much needed!
This & much more I shared w/ @ShpatBlakcori in my interview for Tëvë1 pic.twitter.com/qfRtq2QLYK

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) July 4, 2024

Po ashtu, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, të mekurën, ka thekuar se Shtetet e Bashkuara presin nga Kosova dhe Serbia të zbatojnë me urgjencë dhe pa parakushte të gjitha detyrimet e pranuara në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, përfshirë Marrëveshjen Bazë dhe Aneksin e Ohrit.

Ai ka deklaruar se Marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët dhe se njohja e ndërsjellë duhet të jetë rezultati përfundimtar i dialogut.

Kosova dhe Serbia e arritën Marrëveshjen për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve në fillim të vitit 2023, por ajo nuk ka gjetur zbatim nga asnjë palë deri tani.

Takimi i kësaj jave mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për zbatimin e Marrëveshjes, nuk solli rezultat. Kosova e akuzoi palën serbe se dëshiron vetëm zbatimin e pjesshëm të Marrëveshjes Bazë, ndërsa Serbia e kritikoi palën kosovare se nuk dëshiron ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është pjesë e akordit.

Javën e kaluar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Bruksel për dialogun i vuri tri kushte për ta takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq: nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë, tërheqjen e letrës me të cilën Serbia refuzoi zyrtarisht ta zbatonte marrëveshjen me Kosovën, dhe dorëzimin në Kosovë të Millan Radoiçiqit, i dyshuar për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë.

Vuciq nuk i ka pranuar kushtet e tij dhe takimi ka dështuar.

Hovenier: Presim nga Kosova e Serbia t’i zbatojnë pa parakushte dhe urgjentisht obligimet nga dialogu