Rohde: Pajtohem me Hovenier-in, zgjedhjet në veri duhet të shtyhen

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve në veri duhet të shtyhet për shkak të situatës aktuale

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode





Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se situata aktuale nuk është e favorshme për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Rohde ka thënë se pajtohet me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, se s’ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Jam dakord me kolegun tim amerikan që zgjedhjet duhet të shtyhen. Është e qartë se situata aktuale nuk është e favorshme për mbajtjen e tyre tani”.

Ndërkaq, edhe Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i tha Zërit të Amerikës se zgjedhjet për kryetarë të komunave në veri të Kosovës, duhet të shtyhen dhe se për këtë çështje do të diskutojë me udhëheqësit e Kosovës, gjatë vizitës së tij në Prishtinë javën që vjen.

Chollet tha se Shtetet e Bashkuara mendojnë se “nuk është koha e duhur për zgjedhje, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e momentit dhe kemi parë dhunë në 24 orët e fundit”.

Ndërsa, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë (ShBA), Jeff Hovenier, ka thënë se për momentin, nuk janë krijuar kushtet e duhura që të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore, të planifikuara për 18 dhjetor.

Ai, gjithashtu, ka theksuar se siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë.

Ndryshe, tre ditët e fundit, Mitrovica e Veriut ka qenë në tensione pas planifikimit të Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë pjesë.

Të enjten e 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka njoftuar se një pjesëtar i saj ka mbetur i lënduar si pasojë e një sulmi nga persona të armatosur, të cilët kanë shtënë me armë të gjatë, në drejtim të patrollës së policisë në fshatin Serbovc të Komunës së Zveçanit.

“Sot me datë 08.12.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, Njësitet policore deri sa kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës në Facebook.

Ndërsa, të premten në mëngjes, një ekip i Kallxo.com është sulmuar në afërsi të Shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut.

Sulmuesi ka goditur me grushte makinën, ndërsa mjete të forta janë hedhur edhe nga pjesëtarët e grupit. Nga ky sulm, gazetarët kanë arritur të shpëtojnë pa lëndime fizike.

 

 





Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika