Rohde për 3 marrëveshjet e miratuar nga Qeveria: Ato nxisin integrimin rajonal dhe i afrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë BE-së
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës i ka miratuar 3 marrëveshjet e nënshkruara vitin e kaluar në Procesin e Berlinit. Kryedipomati gjerman e ka quajtur miratimin e 3 marrëveshjeve nga Qeveria e Kosovës lajm të mirë, duke thënë se këto marrëveshje janë të rëndësishme, pasi, sipas Rohde, ato […]
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës i ka miratuar 3 marrëveshjet e nënshkruara vitin e kaluar në Procesin e Berlinit.
Kryedipomati gjerman e ka quajtur miratimin e 3 marrëveshjeve nga Qeveria e Kosovës lajm të mirë, duke thënë se këto marrëveshje janë të rëndësishme, pasi, sipas Rohde, ato Ballkanin Perëndimor e afrojnë me afër Bashkimit Evropian.
“Vërtet lajm i mirë. 3 marrëveshjet e lëvizshmërisë tregojnë qartë përfitimet që Procesi i Berlinit sjell për qytetarët. Ato nxisin integrimin rajonal dhe i afrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë BE-së”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Good news indeed! The 3 mobility agreements clearly show the benefits the #BerlinProcess brings to citizens. They foster regional integration and move WEB6 closer to the EU. https://t.co/OR7s4VKvga
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 8, 2023
Ndërsa, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, këto tri marrëveshje mundësojnë katër liritë themelore të BE-së.















