Rohde për deklaratën e BE-së: Thirrje e qartë për Kosovën dhe Serbinë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar pas deklaratës së 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, duke e quajtur atë "thirrje të qartë" për të dyja vendet

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rhode

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas deklaratës së 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Në deklaratën e tij në platformën X, ambasadori Rohde ka theksuar se deklarata në emër të shteteve anëtare të BE-së është një thirrje e qartë për Kosovën dhe Serbinë.

Siç ka thënë, kjo deklaratë është thirrje që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim pa vonesa të mëtejshme.

“Deklarata në emër të shteteve anëtare të BE-27 për dialogun KOS-SRB. Një thirrje e qartë kristal e BE-së drejtuar Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim pa vonesa të mëtejshme!”, ka shkruar Rhode, në platformën X, të njohur më parë si Twitter.

Pas takimit të nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi, më 14 shtator, në Bruksel, BE-ja ka shprehur shqetësimin e saj për mungesën e zbatimit nga palët të angazhimeve të tyre sipas Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të saj.

BE-ja u ka bërë thirrje palëve që puna për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe të nisë pa vonesë.

“BE-ja u kërkon palëve të angazhohen me konstruktivitet dhe mirëbesim. Kjo nënkupton nisjen e zbatimit bazuar në Propozimin e BE-së pa vonesa të mëtejme, që gjithashtu përfshin detyrimin e të dyja palëve për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të dialogut. Puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të fillojë pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejmë”, thuhet në letrën e BE-së me kërkesat për Kosovën dhe Serbinë.

Përmes një komunikate për media, BE-ja ka përkujtuar se marrëveshja është obligative dhe luan rol në rrugën evropiane të të dyja vendeve.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika