Rohde për liberalizimin e vizave: Në muajin shkurt dhe mars do të zgjidhet kjo çështje

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur optimist se liberalizimi i vizave do të ndodh në fillim të vitit të ardhshëm. Ndërsa, ka shtuar se do të jetë ambasadori i fundit që do të që do të flas rreth çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde





Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, do të zgjidhet në vitin e ardhshëm, më saktësisht përgjatë muajve shkurt dhe mars.

“Them se po, do të zgjidhet kjo çështje në vitin e ardhshëm, pra në muajin dhe shkurt  mars”, derisa, ka sqaruar më në hollësi se ky proces është i vonuar dhe e ka vlerësuar si të pakuptimtë zvarritjen e kësaj çështjeje.

Po ashtu, ai ka theksuar se deklarata e ministrave të Gjermanisë, të Francës dhe Polonisë, të cilët kanë deklaruar se duhet që sa më shpejtë të ketë liberalizim të vizave për Kosovën, se edhe ky proces është i vonuar

“Të hënën kam qenë me kryeministrin në Prizren, në kuadër të një projekti ku kanë marrë pjesë nxënës nga vendet e ndryshme dhe aty kam cekur se ”liberalizimi i vizave është një anakronizëm dhe ajo që është e rëndësishme është deklarata e ministrave të Gjermanisë, të Francës dhe Polonisë, të cilët kanë deklaruar se duhet që sa më shpejtë të ketë liberalizim të vizave për Kosovën dhe që ai proces është i vonuar. Rishtazi kam thënë  që unë do të jem ambasadori i fundit që do të përgjigjet rreth çështjes së liberalizimit  të vizave”, ka theksuar mes tjerash ambasadori Rohde, në një intervistë për transmetuesin publik.

Më tej ai ka shtuar se liberalizimi i vizave do të ketë nëse duan të gjejnë vende pune, ndërsa sa i përket turizmit, nuk do të ketë nevojë për viza.

Ndërsa, Rohde, ka mohuar që vendi i tij të jetë nënshkrues i një dokumenti, për një kornizë të re të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë nuk di për një dokument të tillë, dhe nëse Gjermania deklaron se nuk njeh dhe unë e përsëris se nuk ekziston një dokument i tillë”, ka thënë Rohde.

Ndërkaq, për deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq lidhur dokumentin në fjalë, për të cilin ka deklaruar se ka lexuar një dokument të tillë, dhe pastaj para gazetarëve ka theksuar se nuk është i çmendur të lexojë një dokument që nuk ekziston, ambasadori gjerman ka shtuar se “së pari dëshiroj të theksoj që në dialogun që zhvillohet me ndërmjetësimin e Lajçakut e mbështesim me gjithë fuqinë, ndërsa lidhur me deklaratat e presidentit Vuçiq, nëse do të niseshim të komentonim deklaratat  e tij, do të kalonim kohë duke qëndruar me ditë këtu”.

Ndërsa lidhur me Asocacionin ambasadori gjerman ka deklaruar se kjo nuk varet nga ne për ta përcaktuar përmbajtjen, është çështje e partnerëve dhe sqaroi se në bazë të Kushtetutës së Kosovës, kjo marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

“Është përshtypje se pa realizimin Asociacionit nuk mund të ecet përpara në dialog”, është shprehur ai.

Gjithashtu, lidhur me targat që sipas marrëveshjes deri më 1 tetor ato duhet të konvertohen në RKS, ambasadori ka theksuar se duhet të gjendet një kompromis, duke thënë se mendon shpesh se si të bëhet kaq një krizë masive për një gjë e tillë.

“Ndaj bëj apel te të dyja palët që të gjejnë një kompromis. Natyrisht se Kosova ka të drejtë, por duhet të gjejnë një zgjidhje kalimtare që të gjitha palët të përfshihen në këtë proces dhe të gjendet një rrugë mesi, sikurse zgjidhja e dokumentacionit për letërnjoftimet në Bruksel, ashtu edhe çështjet tjera, si për shembull Asociacioni”, ka deklaruar ambasadori Rohde.

Për tensionimin e situatës në veri ambasadori gjerman theksoi se nuk është mirë  të përdoret një retorikë lufte, duke shtuar se Kosova qe 20 vjet ka prezencën e KFOR-it, i cili është këtu për të siguruar stabilitetin dhe mund ta bëjë këtë.





Sa gjenerata duhet të kalojnë që të arrihet marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë?

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika