Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka komentuar takimin e ndërmjet Pesëshes se Mashe Perëndimore  dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas kyediplomati gjerman në Prishtinë me pesëshen diplomatike nënvizohet angazhimi i palodhshëm për zgjidhje të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Mbledhja e sotme e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesve nga Gjermania, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Italia, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, nënvizon angazhimin e palodhshëm për zgjidhje të qëndrueshme dhe në këtë mënyrë përshpejtimin e integrimin e plotë të Kosovës në familjen euroatlantike”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Ndërsa Pesëshja e madhe perëndimore  është takuar dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku kanë kërkuar llogari për ngjarjet 24/9 në Banjskës edhe kërkuan që terroriste të dalin para drejtësisë.

Today’s meeting of 🇪🇺 EUSR @MiroslavLajcak and the 4 NSAs from 🇩🇪🇫🇷🇺🇸🇮🇹 together with PM @albinkurti underscores🇪🇺🇩🇪🇫🇷🇺🇸🇮🇹 tireless commitment for sustainable solutions and thus speed up 🇽🇰 full integration into the Euro-Atlantic family. pic.twitter.com/hTFO2zoXCx

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 21, 2023