Rohde për vrasjen e policit në veri: Autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se autorët e këtij "sulmi vrasës" kundër zyrtarëve të rendit të Kosovës duhet të dalin para drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, lidhur me vrasjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri sot në orët e para të mëngjesit në Banjskë të Zveçanit, ka thënë se autorët e këtij “sulmi vrasës” kundër zyrtarëve të rendit të Kosovës duhet të dalin para drejtësisë.

Rohde ka thënë se sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë.

“Ngushëllimet e mia të përzemërta shkojnë për familjen e policëve të vdekur të PK-së dhe për policët e plagosur të PK-së”, ka thënë ai.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë fuqishëm sulmet e orkestruara ndaj Policisë së Kosovë, ku mbeti një zyrtar policor i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

Në deklaratën e tij, Hovenier ka theksuar se Policia ka përgjegjësi të plotë për zbatimin e ligjit.

Lexo dhe: ShBA-të dënojnë sulmet e orkestruara ndaj Policisë në veri: Autorët do të mbajnë përgjegjësi

“Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmet e orkestruara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm të 24 shtatorit. Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ne e njohim dhe respektojmë rolin e saj si reagimi i parë në situata emergjente dhe krize. Ne vlerësojmë koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), sipas rastit. Ne po e monitorojmë situatën nga afër dhe i dënojmë këto akte të dhunshme ndaj autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të dalin para drejtësisë”, ka thënë Hovenier.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika