Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, në një intervistë për RTK-në, ka thënë se vendimi i Listës Srbska(LS) për bojkotimin e procesit të votimit për shkarkim të kryetarëve në veri të Kosovës nuk është politikë konstruktive dhe si e tillë i dëmton serbët lokalë.

Tutje, ambasadori Rohde ka thënë se ka 18 muaj vetëm bojkote dhe se Lista Serbe, pas thirrjes së sërishme për bojkot, duhet të përgatitet edhe për pasoja.

“Në një shtet të së drejtës, nëse nuk ke një fuqi që të ndryshosh gjërat, bojkoti është më së paku i nevojshëm. Prandaj, ne i ftojmë të gjithë qytetarët dhe partitë politike në veri që të bëjnë të pamundurën që të marrin pjesë në këtë proces dhe që ta përfundojmë atë”.

“Ne dëshirojmë që të kemi një rezultat që kryetarët e komunave dhe kuvendet komunale të zgjidhen, që do të reflektojnë shumicën e banorëve atje dhe për momentin nuk është ajo”, ka thënë ai.

Përfaqësuesi gjerman në Prishtinë më tej ka thënë se “me bojkotimin dhe thirrjen për bojkotim, atëherë kjo shkon komplet në një rrugë tjetër. Që 18 muaj kemi vetëm bojkote dhe kjo nuk është një politikë konstruktive. Qeveria e Kosovës e ka ofruar një proces demokratik për serbët në veri dhe kjo ofertë duhet të pranohet nga serbët. Tash, ne, presim që ata ta pranojnë këtë. Nuk e kuptoj pse nuk duhet që të ndodhë kjo. Lista Serbe nëse thërret për bojkot atëherë duhet që të llogarisë edhe për pasoja”, ka deklaruar ambasadori Rohde në intervistë për RTK-në, e cila do të transmetohet e plotë në orën 22:30.