Rohde: Trashëgimia e Kadaresë do të jetojë përmes tregimeve të tij të përjetshme

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka marrë pjesë në homazhet ku ceremonia po mbahet në Tiranë. Rohde ka thënë se trashëgimia e shkrimtarit Ismail Kadare do të jetojë përmes tregimeve të tij të përjetshme

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se trashëgimia e shkrimtarit Ismail Kadare do të jetojë përmes tregimeve të tij të përjetshme.

Rohde po merr pjesë në homazhet për Kadarenë, ceremoni që po mbahet në Tiranë.

“Duke nderuar gjigantin letrar Ismail Kadare. Fjalët e tij sollën letërsinë shqipe në botë dhe prekën zemra të panumërta. U prefsh ne paqe. Trashëgimia e tij do të jetojë përmes tregimeve të tij të përjetshme dhe frymëzimit që u dha brezave të shkrimtarëve të rinj!”, ka shkruar Rohde në “X”.

Ndryshe, Kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare ka vdekur të hënën, në moshën 88-vjeçare nga një sulm në zemër.

Për nderim të jetës dhe veprimtarisë artistike të Kadaresë, Kosova ka shpall të mërkurën[sot] ditë zie ndërsa Shqipëria ka dy ditë zie 3 dhe 4 korrik.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika