Rohde: Zero tolerancë ndaj dhunës dhe përshkallëzimit

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rohde ka thënë se vendi i tij dhe aleatët e saj nuk e tolerojnë dhunën dhe përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës

Jorn Rhode, Amabsador i Gjermanisë në Kosovë

“Ne tregojmë zero tolerancë ndaj dhunës dhe përshkallëzimit”, ka thënë ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde.

Rohde ka reaguar duke ritheksuar se Gjermania së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin e Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuara, dënojnë sulmet në Veri të Kosovës.

Ambasadori gjerman në Prishtinë e ka shpërndarë postimin e Shefes për Punë të Jashtme  të Shtetit Gjerman, Annalena Baerbock, duke thënë se ajo i kishte fjalët e kristalta për situatën në Veri të Kosovës.

“Fjalë të qarta kristal nga Dialogu i ndërmjetësuar nga BE i udhëhequr nga Miroslav Lajçak është e vetmja rrugë përpara”.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Veri të Kosovës.

Ministrja Baerbock ka thënë se Kosova uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale dhe se retorika e fundit nga Serbia bëri të kundërtën.

“Sugjerimi për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht i papranueshëm”, ka shkruar Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në Twitter.

Baerbock: Kosova uli tensionet, Serbia bëri të kundërtën

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika