Një rojë sigurimi ka humbur jetën të dielën në vendin e tij të punës në Drenas.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:20 në ambientet e fabrikes, Feronikli, ku viktima është rrëzuar teksa ishte në detyrë.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendngjarje dhe ka konstatuar vdekjen e tij.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e sakta të rastit.