Roli i “Pyper” për bizneset

Pyper ndihmon kompanitë të zhvillohen me hapa të sigurtë

Pyper

Duke pasur parasysh mungesën e të dhënave për një prezencë dhe qasje të suksesshme në treg, Pyper ofron të dhëna kualitative dhe kuantitative për bizneset që operojnë në treg si dhe për ato që presin të hyjnë në treg.

Pyper ndihmon kompanitë të zhvillohen me hapa të sigurtë dhe jo duke u bazuar në intuitë. Si rezultat i progresit të shpejtë dhe efikas, ky aplikacion e ka zhvilluar fushën e veprimtarisë edhe në sferën sociale duke ofruar të dhëna të besueshme dhe të dobishme për organizata dhe entitete tjera relevante, trasmeton “Telegrafi”.

Pyper

Në këtë epokë aktuale ku të dhënat janë aseti më me vlerë, ky aplikacion ju mundëson bizneseve të navigojnë në një treg që ndryshon vazhdimisht dhe ndihmon të plotësoj boshllëqet ekzistenciale në treg duke shërbyer kësisoji si kompas i orientimit për bizneset që synojnë suksesin.

E gjithë kjo arrihet lehtësisht sepse si kompani e hulumtimeve posedon një databazë me mbi 37 mijë respondentë, të cilët përfshijnë të gjitha rajonet e Kosovës dhe për më tepër posedon të gjitha grupmoshat, gjinitë si dhe profesionet që shpeshherë për bizneset janë targetet e synuara për t’u informuar.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika