“Rolling Stone” e quan mister Dua Lipën, kjo e fundit flet për periudhën e kaluar në Kosovë

Fotografi e postuar në intervistën e Dua Lipës për Rolling Stone

Këngëtarja me rrënjë shqiptare, Dua Lipa, ka shpalosur detaje të ndryshme lidhur me jetën e saj private, duke përfshirë edhe kohën kur ishte kthyer në Kosovë si 11-vjeçare.

Në një intervistë të detajuar, Dua Lipa ka folur për revistën “Rolling Stone”.

Si detaj që ajo ka përmendur është për kujdesin e ofruar nga prindërit për të mos i munguar asaj asgjë.

“Prindërit e mi janë njerëzit te të cilët shoh për çdo gjë. Ndërsa isha fëmijë, ata kurrë nuk më bënë të ndihesha sikur diçka nuk është në rregull. Ata u përpoqën të më jepnin një fëmijëri sa më normale që është e mundur, ndërsa në të njëjtën kohë punonin kaq shumë dhe punonin në bare, restorante dhe pabe, e gjitha këto”, tha Dua Lipa.

Për kthimin në Kosovë, Dua Lipa ka theksuar se i dukej sikur parajsë, sepse ajo mund të qëndronte më vonë jashtë e të lëvizte e pavarur në rrugët e qytetit. Madje këngëtarja e njohur, Lipa ka shtuar se ajo ishte më e sigurt se në Londër. Por, pranon se edhe shkolla ishte më e vështirë në Kosovë.

“Ishte shumë më e avancuar se në Londër”, thotë 28-vjeçarja.

Fotografi e postuar në intervistën e Dua Lipës për Rolling Stone

Shkenca, kimia dhe matematika ishin veçanërisht të vështira, tregon Lipa.

“Fëmijët po mësonin gjëra që mendoja se kisha kohë për t’i mësuar. Unë po bëja thyesa në Londër dhe algjebër në Kosovë”, ka theksuar Lipa.

Por, Dua thotë se i pëlqente gjithmonë sfidat. Ajo tregon se kishte vënë bast me nënën e saj se nëse e merr pesëshe në matematikë, atëherë do ta merrte miratimin e saj për ta vendosur një vath në kërthizë. Ajo mori një mësuese private dhe përfundimisht ia doli.

“Ndoshta shkëlqej kur njerëzit thonë se nuk mund të bëjë gjëra”, thotë Lipa.

Fotografi e postuar në intervistën e Dua Lipës për Rolling Stone

Synimi tjetër i Dua Lipës

Ylli i popit, Dua Lipa, në intervistën të dhënë për revistën “Rolling Stone” ka thënë se mund ta shohë veten që në të ardhmen të jetojë jashtë Britanisë së Madhe, ndoshta në Barcelonë, Madrid, Paris apo Mexico City.

28-vjeçarja thotë se ka filluar të mësojë spanjisht e frëngjisht dhe planifikon që derisa të mbushë 35 vjet të mësojë rrjedhshëm këto gjuhë, po ashtu edhe gjuhën italiane.

“Unë dua t’i di të gjitha. Bëhem xheloze kur njerëzit flasin në frëngjisht, spanjisht dhe italisht. Thjesht ndiej nevojë që të përgjigjem. Por, mendoj se mund t’i mësojë lehtësisht për shkak të shqipes, ndonëse janë mjaft ndryshe”, tha Lipa.

Fotografi e postuar në intervistën e Dua Lipës për Rolling Stone

Dua Lipa ka folur edhe për kritikat që ka marrë në rrjete sociale vitin e kaluar. Po ashtu, ka folur edhe për lidhjet e saja.

“Është e lehtë me rrjete sociale që të futeni në një spirale negative apo të hasni në njerëz të këqij, që japin mendim për ju pa ju njohur fare. Për mua është me rëndësi t’i marrë të gjitha gjërat me pak kripë”, tha Lipa.

Dua Lipa

Dua Lipa për mbështetjen e peticionit për armëpushim në luftën Izrael – Hamas

Ylli, Dua Lipa ka mbështetur një peticion për armëpushim humanitar në mes të Izraelit e Hamasit.

“Ndjenjat e mia për njerëzit e zhvendosur janë shumë reale dhe kjo është temë e vështirë, pasi është shumë përçarëse. Por, ka një botë ku mund të ndiesh për të gjitha jetët e humbura. Dhe më duhet të them këtë: nuk e fali atë që po bën Hamasi, pavarësisht se çfarë u tha në ‘The New York Times’ në vitin 2021. Çdo jetë është e çmuar. Ndihem shumë keq për çdo jetë izraelite që është humbur dhe për atë që ndodhi më 7 tetor. Për momentin, ajo që duhet të shikojmë është se sa jetë janë humbur në Gaza, civilë të pafajshëm dhe jetë që janë duke u humbur. Thjeshtë nuk ka mjaftueshëm liderë botërorë që po mbajnë qëndrim dhe po flasim për krizën humanitare që po ndodh, dhe për armëpushimin humanitar që duhet të ndodhë”, ka thënë shqiptarja 28-vjeçare në një intervistë për revistën “Rolling Stone”.

Dua Lipa thotë se ndihet e paforcë përballë konfliktit. Zgjidhja e saj është të mbetet e informuar sa më tepër që është e mundur dhe ta përdorë platformën e saj për t’i inkurajuar adhuruesit që ta bëjnë të njëjtën.

Konflikti i ri Izrael – Hamas nisi më 7 tetor, kur militantët e Hamasit u futën brenda territorit izraelit duke vrarë rreth 1200 persona e marrë afro 250 pengje. Si kundërpërgjigje, Izraeli nisi ofensivën ajrore në Gaza e më pas edhe tokësore. Në Gaza raportohet për afro 25 mijë viktima, prej tyre të paktën 10 mijë e 600 fëmijë.

“Ndoshta është më e lehtë të jesh apolitik. Besoj se nuk ka asnjë lloj diskutimi të thellë për luftën dhe shtypjen. Ndiej sikur të jesh vetëm këngëtare dhe të postosh diçka për ndonjë gjë nuk bën dallim të mjaftueshëm, por është e rëndësishme të tregosh solidaritet, që nganjëherë është e gjitha që mund të bësh”, tha Lipa.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika