Romanet më të mira angleze
Të gjithë kemi nevojë për një arratisje, larg realitetit tonë aktual dhe kjo mund të bëhet më e lehtë përmes librave të duhur. “Thestoryexchange” transmeton se kanë zgjedhur libra nga ose rreth grave të shquara që i admirojmë. Kjo ndihet veçanërisht e përshtatshme pasi një artikull në The Guardian ka ngjallur reagime në Twitter gjatë […]
Të gjithë kemi nevojë për një arratisje, larg realitetit tonë aktual dhe kjo mund të bëhet më e lehtë përmes librave të duhur.
“Thestoryexchange” transmeton se kanë zgjedhur libra nga ose rreth grave të shquara që i admirojmë. Kjo ndihet veçanërisht e përshtatshme pasi një artikull në The Guardian ka ngjallur reagime në Twitter gjatë muajit të kaluar. Sepse përmbante libra “thelbësorë” të shkruar nga gra të zgjedhura nga një mori autorësh meshkuj.
Nga kujtimet dhe esetë te biografitë dhe romanet e publikuara këtë verë, nuk mungojnë leximet thelbësore që përfshijnë heroinat, anti-heroinat dhe të gjithë të tjerët në mes.
“Fellowship Point” nga shkrimtarja Alice Elliott Dark
Romani i ri i Dark “Fellowship Point” eksploron miqësinë femërore midis dy grave që janë ndër aksioneret e fundit të një toke bregdetare të Maine.
Agnes Lee, 80-vjeçare, është një shkrimtare e pamartuar, e cila vuan nga një rast i bllokimit të shkrimtarit kur hapet libri, ndërsa Polly Wister ka një burrë dhe fëmijë të përkushtuar. Ky rrëfim ndjek motivimet e secilës grua për të kuptuar se kush janë ato për njëra-tjetrën dhe për veten e tyre.

“Finding Me” nga shkrimtarja Viola Davis
Kujtimi në këtë roman zhytet në fëmijërinë traumatike të Devisit, në të cilin ballafaqohej me varfërinë, abuzimin dhe një baba alkoolik, dhe i përcjell lexuesit se si e zbuloi aktrimin dhe e përsosi zanatin e saj në Juilliard.
Aktorja fituese e çmimeve Oscar dhe Emmy flet gjithashtu për refuzimin e roleve stereotipike që u ofrohen grave zezake, duke i hapur rrugën asaj për të luajtur në disa role të vlerësuara nga kritikët në filma të tillë si Fences dhe Ma Rainey’s Black Bottom.

“Anna: Biografia” nga Amy Odell
Kjo biografi gjithëpërfshirëse e ikonës së modës bazohet në qindra intervista me miqtë dhe kolegët më të ngushtë të Wintour dhe gërmon në fëmijërinë e saj në Londrën e viteve 1960, duke përfshirë dhe karrierën e saj të gjatë në Vogue. Gazetarja Odell ka ndërthurur historinë e Condé Nast dhe ndryshimet e turbullta në botën e modës me jetën personale të Wintour.
















