Romë, ashkalinjë dhe egjiptian përballë subvencionimit me libra shkollore

Ndonëse është hyrë në javën e dytë të mësimit, ka familje të cilat nuk e kanë pasur mundësinë të aplikojnë për subvencionim për furnizimin me libra shkollor për fëmijët e tyre. Raste të tilla televizioni ka hasur në fshatin Plemetin të Obiliqit

Fshati Plemetin i Komunës së Obiliqit banohet kryesisht nga komuniteti rom, ashkalinjë dhe egjiptas.

Pos jetesës së vështirë, në kushte e ambient jo fort të përshtatshëm sfidë për ta ka qenë edhe furnizimi e aplikimi për libra shkollorë këtë vit për fëmijët e tyre.

Aplikimi për subvencionim ka qenë problem e madje i pamundur për një nënë vetushqyese.

Ajo akoma nuk ka pasur mundësi të aplikojë për libra, rrjedhimisht as t’i marrë, ndonëse i ka dy fëmijë në shkollë fillore.

“Përdorimin nuk e kam ditë për qata nuk kam ditë edhe skam mujt, edhe numrin e telefonit ma lypshin e unë skam pas e as djali ska pas qata edhe skam mujt”, ka thënë nëna (anonim).

Një prind tjetër thotë se ka edhe tjerë që kanë pasur probleme, ndonëse për fëmijët e vet i kanë ndihmuar organizatat joqeveritare për të aplikuar.

“Ka shumë raste në këtë objektin këtu që kanë pas vështirësi për me apliku. Se nuk kanë pasur telefona, laptopa, kompjutera e këso sene s’kanë pas, se kanë ditë çka janë emailat”, ka thënë Ismet Halili – Prind.

Një prindi tjetër, banor të Plemetinit i kanë dal edhe subvencionet.

Tashmë fëmijet i ka furnizuar me libra e mjete shkollore.

“Po mirë, kena apliku, na kanë dal për tri-katër ditë edhe pastaj kemi shku i kemi marr ato librat të fëmijëve, edhe për material edhe për çanta e krejt”, ka thënë Islam Kovaqi – Prind.

Fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian që janë banor të këtij fshati vijojnë mësimin në shkollën “Pandeli Sotiri” në Plemetin të Obiliqit.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika