Ronaldo dhe djali i tij drejt historisë? Al Nassr shqyrton një skenar të jashtëzakonshëm
Një ide që deri dje dukej si ëndërr, tani po diskutohet seriozisht. Al Nassr FC po shqyrton mundësinë që Cristiano Ronaldo Jr. të përfshihet në stërvitjet e ekipit të parë duke filluar nga sezoni 2026/2027. Sipas informacioneve, ende nuk ka asgjë zyrtare, por brenda klubit saudit kanë nisur diskutimet për këtë opsion. Drejtuesit po monitorojnë […]
Një ide që deri dje dukej si ëndërr, tani po diskutohet seriozisht. Al Nassr FC po shqyrton mundësinë që Cristiano Ronaldo Jr. të përfshihet në stërvitjet e ekipit të parë duke filluar nga sezoni 2026/2027.
Sipas informacioneve, ende nuk ka asgjë zyrtare, por brenda klubit saudit kanë nisur diskutimet për këtë opsion. Drejtuesit po monitorojnë nga afër zhvillimin e talentit të ri dhe po vlerësojnë nëse ai është gati për një hap kaq të madh.
Natyrisht, nëse kjo ndodh, do të ishte një moment historik për futbollin – mundësia që Cristiano Ronaldo dhe djali i tij të jenë pjesë e të njëjtit ekip, qoftë edhe në stërvitje.
Për momentin mbetet vetëm një ide në fazë diskutimi, por që ka ndezur imagjinatën e tifozëve në mbarë botën.















