Ronaldo “nuk është stërvitur” me zëvendësuesit e tjerë të Portugalisë

Mediat spanjolle pretendojnë se të mërkurën Cristiano Ronaldo "nuk ka stërvitur me zëvendësuesit e tjerë” të Portugalisë për tu përgatitur tashmë për çerekfinale

Cristiano Ronaldo, foto Marca





Cristiano Ronaldo vazhdon të bëjë bujë në Kupën e Botës Katar 2022. Ylli portugez ishte zëvendësues në ndeshjen e fazës eliminuese kundër Zvicrës dhe hyri në lojë në minutën e 73-të.

Një ditë pas kualifikimit për në çerekfinale, trajneri portugez, Fernando Santos organizoi një seancë stërvitore në fushë me lojtarët që e filluan ndeshjen në pankinë kundër Zvicrës, por siç ka raportuar Marca mes tyre nuk ishte Cristiano.

Fillestarët bënë disa punë në palestër dhe CR7 qëndroi me ta. Nga kampi stërvitor i Portugalisë, sigurojnë se Ronaldo nuk ka shqetësime dhe është në gjendje perfekte, por habit fakti që ai nuk ishte me grupin e zëvendësuesve që bënin stërvitje në terren.

Kundër Zvicrës, Fernando Santos i dha fund serisë së Cristiano-s prej 31 ndeshjesh si titullar në turnetë e mëdha. Portugezi nuk kishte nisur asnjë ndeshje nga pankina që nga viti 2008. Ishte në Kampionatin Evropian të atij viti dhe çuditërisht përsëri kundër Zvicrës.

Gjithçka që ndodh rreth Cristiano Ronaldos ngre gjithmonë polemika. Rënia e tij në pankinë bëri që edhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, të reagojë në rrjetet e saj sociale duke u ndierë keq për vendimin e trajnerit portugez.

Surprizë mes shtypit portugez

Shtypi që mbulon kombëtaren portugeze tregoi habinë e tyre për atë që u dëshmua në kampin bazë të Portugalisë.

Të gjithë prisnin që Cristiano të dilte me grupin e lojtarëve që nuk ishin në 11-shen startuese për të kryer ushtrime të ndryshme me të parët, të cilët punonin me intensitet më të ulët për shkak të ngarkesës së minutave, por zbuluan se ish-lojtari i Manchester United nuk u shfaq.

Roli i sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo, për pjesën e mbetur të Kupës së Botës është diçka që duhet të “përcaktohet”, kshtu është shprehur trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, pasi hoqi dorë nga kapitenin e tij për fitoren e tyre të bindshme në fazën eliminuese kundër Zvicrës.





Analizat

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Rënia e prodhimit të makinave po dëmton ekonominë gjermane

Gjermani ishte një vend me ekonominë me performancën më të mirë, por tani thuajse më të keqe të Eurozonës. Gjermania ka qenë një nga ekonomitë...

Stadiumet

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Mediumi amerikan shkruan për “fshatin 8500-vjeçar të zbuluar nën liqenin...

Shkencëtarët kanë gjetur ndoshta një nga komunitetet më të hershme në Evropë të strehuar pas një fortese nën një nga liqenet më të vjetra...

Të fundit nga rubrika