Cristiano Ronaldo tashmë ka arritur kuotën e jashtëzakonshme prej 969 golash në karrierë si futbollist profesionist.
Superylli portugez e gjeti rrjetën të dielën në ndeshjen ndaj Al Wasl, në kuadër të çerekfinales së AFC Champions League 2.
Goli i tij i dha epërsinë 1:0 Al Nassr, në një duel ku skuadra arabe dominoi plotësisht.
Al Nassr më pas e vulosi fitoren me rezultat bindës 3:0.
Ronaldo vazhdon të konfirmojë formën e tij të jashtëzakonshme, duke iu afruar gjithnjë e më shumë shifrës historike prej 1,000 golash në karrierë — një rekord që ende duket i paarritshëm për shumicën e futbollistëve në botë.