Ronaldo për Messin: Futbollist i  mahnitshëm, magjik

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo e ka vlerësuar lartë futbollistin argjentinas Lionel Messi

Cristiano Ronaldo gjatë intervistës me Piers Morgan





Në intervistën e tij ekskluzive për gazetarin Piers Morgan, sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, ndër shumë tema foli edhe për rivalin e tij, Lionel Messi duke thënë fjalë të mëdha për të.

I pyetur se çfarë mendon për Messin si futbollist, Ronaldo u përgjigj duke thënë se ai është lojtar i mahnitshëm dhe magjik.

Sulmuesi portugez, u shpreh se me Messin ka marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe se ka respekt të madh për të si futbollist dhe si person.

“I shkëlqyeshëm, TOP, magjik. Me të  e kemi ndarë skenën për 16 vjet. Imagjinojeni 16 vjet. Kam marrëdhënie të shkëlqyeshme. Nuk e kam shok në kuptimin që vjen në shtëpinë time. Është person që e respektoj shumë, edhe gruaja e tij dhe e dashura ime janë nga Argjentina. Ajo është na Argjentina edhe e dashura ime”, u shpreh Ronaldo.

I pyetur se a është lojtari më i mirë që e ka parë të luajë, Ronaldo tha se “Po, ai bashkë me Zinedin Zidane”.

Ronaldo u shpreh se me dëshirë do të drekonte me Messi-n, dhe se beson se në të ardhmen do ta bëjë këtë.





Shija e redaktorit

Me pushkë e me penë – 110 vjet shtet

Gjithçka, nisi më 28 Nëntor të vitit 1443. Në këtë ditë, heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti, ngriti flamurin e shqiponjës dykrenare mbi Kalanë e...

“Nëntori i Ftohtë” i regjisor Ismet Sijarina, nga tash e...

Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Nëntor i ftohtë” me regjisor Ismet Sijarina, është bërë pjesë e Netflix International, shërbimit të transmetimit të shfaqjeve...

ANIMA – udhëtim nëpër majat e letërsisë

Kolana ANIMA e shtëpisë botuese “Dukagjini” është një përmbledhje e librave më të mirë botërorë të letërsisë klasike, në kuptimin gjenuin të fjalës. E...

Më të lexuarat

Paralajmërohet largimi i flamujve kombëtarë nga Xhamia e Bellopojës, imami...

Vendosja e flamujve kombëtarë për nder të 28 Nëntorit, në xhaminë e fshatit Bellopojë, nuk po i pëlqen të gjithëve. Kështu të paktën pretendon Imami...

Kush është lojtari më i mirë në botëror deri më...

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, trajneri i njohur Ismet Munishi ka treguar se cili futbollist i ka pëlqyer më së shumti deri më...

E jashtëzakonshme, Kameruni e barazon rezultatin ndaj Serbisë për 2...

Kameruni ka arritur ta barazojë rezultatin ndaj Serbisë. Gjithçka, filloi nga supergoli i Vincent Aboubakar, i është shënuar në minutën e 64-të. Aboubakar ka shënuar...

Të fundit nga rubrika