Ronaldo që nga 1 janari pjesë e klubit, Al-Nassr

Lojtari portugez, Cristiano Ronaldo, përfundimisht ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Arabinë Saudite. Gazeta spanjolle, Marca, ka bërë të ditur se që nga 1 janari, Ronaldo do të jetë pjesë e klubit Al-Nassr

Cristiano Ronaldo





Cristiano Ronaldo do të luajë për klubin Al-Nassr të Arabisë Saudite, që nga 1 janari.

Kështu ka bërë të ditur gazeta spanjolle, “MARCA”.

Ylli portugez është bindur nga oferta faraonike e sheikëve arabë, ku do të jetë një lojtar i tyre që nga 1 janari i vitit 2023.

Ronaldo do të firmosë një kontratë për dy vite e gjysmë, nga ku do të përfitojë 200 milionë euro në sezon.

Portugezi i dha fund lidhjes me Manchester United, dy ditë para se të niste pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit, duke qenë në gjendje të negocionte me çdo ekip, dhe Al-Nassr ishte ai që shfaqi më shumë interes që në fillim.

Aktualisht, 37-vjeçari është i angazhuar me Portugalinë në Botërorin e Katarit, teksa në fazën çerekfinale do të përballet me Zvicrën.

Al-Nassr është një prej skuadrave më të suksesshme në Arabinë Saudite, me nëntë tituj kampioni të fituar, të fundit në vitin 2019.





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika