Ronaldo refuzon ofertën prej 275 milionë euro nga klubi arab
Një klub i paidentifikuar i Arabisë Saudite ka bërë një ofertë prej 30 milionë euro për të nënshkruar me Ronaldon nga United, ndërsa i ka dhënë kapitenit portugez shansin për t’u bërë lojtari më i paguar në botë duke i ofruar atij 275 milionë euro paga për dy sezonet e ardhshme. Mirëpo, sipas burimeve të […]
Një klub i paidentifikuar i Arabisë Saudite ka bërë një ofertë prej 30 milionë euro për të nënshkruar me Ronaldon nga United, ndërsa i ka dhënë kapitenit portugez shansin për t’u bërë lojtari më i paguar në botë duke i ofruar atij 275 milionë euro paga për dy sezonet e ardhshme.
Mirëpo, sipas burimeve të ESPN edhe pse ofertë e parezitueshme, Cristiano Ronaldo e ka refuzuar.
Ronaldo, ka kontratë me djajtë e kuq deri në qershorin e vitit të ardhshëm me opsion për ta vazhduar edhe për një vit, por kohëve të fundit ai ka paraqitur interesim për transferim.
Pasi, dëshiron të luajë në Champions League sezoni e ardhshëm dhe dëshiron të garojë për trofe.
United ka thënë Ronaldos se ai nuk është i disponueshëm për transferim këtë verë . 37-vjeçarit iu dha leja për të vonuar bashkimin me turneun parasezonal të United në Tajlandë dhe Australi për arsye familjare.
Bayern Munich dhe Atletico Madrid janë në garë për nënshkrimin e Ronaldos.















