Rooney thotë se sjellja e Ronaldos në United është e papranueshme
Cristiano Ronaldo po vazhdon të jetë emri më i përfolur në Angli. Kohëve të fundit, Ronaldo ka shkaktuar polemika të mëdha këtë edicion te Manchester United, derisa ka marrë kritika të mëdha edhe nga ish-shokët e skuadrës së tij. Kritikat për yllin portugez nuk kanë munguar as nga ana e ish-shokut të tij, Wayne Rooney. […]
Cristiano Ronaldo po vazhdon të jetë emri më i përfolur në Angli. Kohëve të fundit, Ronaldo ka shkaktuar polemika të mëdha këtë edicion te Manchester United, derisa ka marrë kritika të mëdha edhe nga ish-shokët e skuadrës së tij.
Kritikat për yllin portugez nuk kanë munguar as nga ana e ish-shokut të tij, Wayne Rooney.
Trajneri i DC United është shprehur se Manchister United është një ekip më i mirë pa Ronaldon, duke riktheksuar se sjellja e lojtarit është e papranueshme.
“Manchester United nuk është një ekip më i mirë me Ronaldon. Ai dhe Messi janë padyshim lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, por mendoj se sjellja e Cristianos ndaj Djajve të Kuq, që nga fillimi i sezonit e deri tani, është e papranueshme”, deklaroi Rooney.
Rooney është shprehur se ish-reprezentuesi anglez ka thënë se Roy Keane e ka mbrojtur Ronaldon, por vetë irlandezi nuk do ta pranonte fare sjelljen e portugezit në dhomat e zhveshjes.
“Kam dëgjuar Roy Keane, ai e mbronte Cristianon, por vetë Roy nuk do ta pranonte fare një njeri të tillë në dhomat e zhveshjes. Ronaldo sot i shkakton shpërqendrim skuadrës”.















