Rozeta Hajdari: Fëmijës i uroj shëndet e jetë të gjatë!

Ministrja e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari të dielën ka goditur një fëmijë me makinë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Hajdari doli me një postim në rrjetin e saj social Facebook, duke sqaruar se të dielën dy fëmijë kanë dalur papritur në rrugën “Arbëria”, dhe njëri prej tyre është goditur me makinë.

“Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmijës dhe e kam lajmëruar Policinë, e cila është marrë me gjithë evidencën e rastit”, ka thënë Hajdari.

Pamje të lagjes “Arbëria”

Më pas, Hajdari ka sqaruar se fëmija që është goditur me makinë nuk ka pasur lëndime të rënda, dhe ndjehet më mirë. Pas ekzaminimeve mjekësore fëmija ka shkuar në shtëpi.

Gazetari, Berat Buzhala ka reaguar me një status në “Facebook” : “E shkelin Kushtetutën. I shkelin fëmijët. Thonë: Fajet i ka Kushtetuta, fajin e ka fëmija. Veç këta s’kanë faj”.

Ndërsa, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra në një status në “Facebook” ka thënë: “Fëmija shkoi e u përplas te makina dhe apo e kundërta. Ndonëse raste si ky mund të na ndodhin secilit, aman kujdes me deklarimet”.

 

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika