Rrahet brutalisht kameramani i RTK-së në Leposaviq, reagon AGK

Në një përgjigje për AGK-në, gazetarja e cila ishte prezente me kameramanin ka treguar se kameramani ka pësuar lëndime në kokë dhe trup.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarëve nga protestuesit lokalë serbë.

AGK ka kërkuar që Policia e Kosovës të ndërmarrë hapa për sigurinë e gazetarëve dhe kameramanëve.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bën thirrje urgjente Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në këtë komunë, që t’u ofrojnë siguri gazetarëve dhe kameramanëve, të cilët janë duke qëndruar në atë komunë. AGK-ja dënon ashpër këtë sulm, njëherësh bën të ditur se për të gjitha këto sulme që kanë ndodhur në veri të vendit, do të informohen organizatat ndërkombëtare që merren me sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e medias”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Në një përgjigje për AGK-në, gazetarja e cila ishte prezente me kameramanin, ka treguar se kameramani ka pësuar lëndime në kokë dhe trup.

“Na kanë gjuajtur me gurë, disa kolegë derisa kanë qenë duke u larguar, janë rrëzuar dhe kameramanit tonë, Bardh Bekteshi, e kanë shtyrë duke e rrëzuar, pastaj edhe sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe trup”, ka thënë Venera Xhoxhaj për AGK-në.


Gazetarë të tjerë janë sulmuar me gurë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika