Rrahja brutale e Sanduloviqit, Kurti: Sulme sikurse të Putinit ndaj atyre qe refuzojnë ta mohojnë gjenocidin

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, ka reaguar për rrahjen brutale të politikanit serb, Nikola Sanduloviq, duke thënë se është një sulm i ngjashëm me Putinin ndaj atyre që refuzojnë të marrin pjesë në mohimin e gjenocidit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se është tejet i shqetësuar pas raportimeve se politikani serb, Nikola Sanduloviq, është paralizuar për shkak të rrahjeve të rënda nga shërbimi sekret serb.

Përmes një postimi në paltformën X, Kurti ka thënë se rrahja brutale e Sanduloviqit në Serbi vjen pas kërkimit të faljes së tij për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

“Thellësisht i shqetësuar për raportet që thonë se lideri i opozitës serbe Nikola Sanduloviq është paralizuar për shkak të rrahjeve të rënda nga shërbimi sekret serb. Kjo vjen pas kërkimit të faljes së tij për krimet e kryera nga Serbia gjatë fushatës gjenocidale në Kosovë”, ka shkruar kryeministri.

Tutje, ai është shprehur se ky akt përbën një shkelje serioze të KEDNJ-së dhe një sulm të ngjashëm me Putinin ndaj atyre që refuzojnë të marrin pjesë në mohimin e gjenocidit.

Lidhur me rastin ka reaguar dhe kryeparlamentari Glauk konjufca, i cili e ka dënuar ashpër aktin e rrahjes së politikanit serb, Nikola Sanduloviq.

Lexo dhe: Konjufca dënon ashpër dhunën ndaj Sanduloviqit, kërkon reagim nga ndërkombëtarët

“Në një situatë të frikësimit dhe territ mediatik në Serbi, aludimi shqetësues se në torturim ka marrë pjesë edhe terroristi Milan Radojçiq, i kërkuar nga Republika e Kosovës dhe ndërkombëtarisht për sulmin terrorist në Banjskë, akoma nuk është sqaruar”, ka shkruar Konjufca.

Kujtojmë që dje politikani serb, Nikola Sanduloviq, është rrahur brutalisht nga BIA serbe.

Avokati i tij, Çedomir Stojkoviq, ka thënë se jeta e politikanit serb është në rrezik dhe ka bërë të ditur se ai është duke u dërguar në burgun qendror në Beograd, nga emergjenca ku po merrte trajtim si pasojë e rrahjeve nga shërbimi sekret serb.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika