Një rast i rëndë mashtrimi dhe rrahje është raportuar nga Policia e Kosovës për periudhën 2023–2024.

Sipas njoftimit zyrtar, tre persona të dyshuar janë arrestuar nën dyshimin se kanë mashtruar dhjetë gra, duke u premtuar atyre donacione në emër të integrimit në shoqërinë kosovare.

Viktimat janë mashtruar në mënyrë të organizuar nga të dyshuarit, ndërsa dëmi i shkaktuar llogaritet të jetë rreth 45,000 euro.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet për këtë rast janë në vazhdim, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.