Rrahje gjatë festimit të Ditës së Boshnjakëve në Prizren, përfshihet punëtori i sigurimit
Një përleshje fizike ndodhi të shtunën në Qendrën Sportive “Sezair Surroi” në Prizren gjatë manifestimit për Ditën e Boshnjakëve. Sipas policisë, incidenti ndodhi rreth orës 22:30, kur një person, H.M., 20 vjeç, nga Grenqare, tentoi të hynte në një zonë të rezervuar për të ftuarit. Pas kundërshtimit nga punëtori i sigurimit, H.M. e goditi atë […]
Një përleshje fizike ndodhi të shtunën në Qendrën Sportive “Sezair Surroi” në Prizren gjatë manifestimit për Ditën e Boshnjakëve.
Sipas policisë, incidenti ndodhi rreth orës 22:30, kur një person, H.M., 20 vjeç, nga Grenqare, tentoi të hynte në një zonë të rezervuar për të ftuarit.
Pas kundërshtimit nga punëtori i sigurimit, H.M. e goditi atë në fytyrë, duke shkaktuar një përplasje fizike mes tyre.
Të dy pësuan lëndime trupore dhe u shoqëruan në Stacionin Policor.
“Nga policia jane identifikuar personat e përfshire në rast – të dyshuarit ; H.M. 20 vjeç, nga fshati Grenqare, Prizren dhe një puntori i sigurimit. Sipas informative të deritanishme dyshohet se rreth orës 22:30 ,I dyshuari H. M. ka tentuar që të hyje në hollin e salles sportive të dedikuar për mysafire me rëndësi ( të ftuar ), i njejti ka hase në kundershtim tê punëtoreve të sigurimit.
Me këtë rast i dyshuari e sulmon fizikisht punëtorin e sigurimit duke e goditur të njëjtin me grusht në fytyre , punetori i sigurimit i kundërpërgjigjet dhe për pasoje të dy personat kane pësuar lëndime trupore”, ka thënë për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Prokuroria ka iniciuar rastin si “Lëndim i lehtë trupor”, dhe ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal.















