Mëngjesin e kësaj të enjte ka ndodhur një përleshje në stacionin e autobusëve në Pejë, ku dyshohet se pati edhe të shtëna me armë.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi u shpreh se në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja teksa rastin po vazhdon të hetohet.

“Rreth orës 08:37 policia është njoftuar për një rrahje te stacioni i autobusëve në Pejë, ku dyshohet se pati edhe të shtëna me armë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur disa gëzhoja”, tha Gashi.