Rrahman Rama kërkon mbështetje për PDK-në dhe kandidaturën e tij në zgjedhjet e 7 qershorit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Rrahman Rama, ka bërë thirrje për mbështetje në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Përmes një videopostimi në Facebook, Rama u ka kërkuar qytetarëve që të votojnë PDK-në dhe kandidaturën e tij, duke falënderuar njëkohësisht mbështetësit për përkrahjen e deritanishme gjatë fushatës zgjedhore. “Në anën e majtë […]
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Rrahman Rama, ka bërë thirrje për mbështetje në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.
Përmes një videopostimi në Facebook, Rama u ka kërkuar qytetarëve që të votojnë PDK-në dhe kandidaturën e tij, duke falënderuar njëkohësisht mbështetësit për përkrahjen e deritanishme gjatë fushatës zgjedhore.
“Në anën e majtë votoni PDK 125. Në anën e djathtë votoni 1 dhe 7. Faleminderit për mbështetjen!”, ka shkruar Rama.
Ai ka vazhduar angazhimet elektorale në prag të zgjedhjeve, duke kërkuar besimin e votuesve për mandatin e deputetit në Kuvendin e Kosovës.















