Rrahman Rama nga Kuçica: Veteranët dhe familjet e luftës meritojnë trajtim dinjitoz nga shteti

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim me veteranë, invalidë të luftës dhe familje që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës në fshatin Kuçicë të Skënderajt.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka vlerësuar kontributin e ish-luftëtarëve dhe familjeve të tyre, duke theksuar se institucionet duhet t’i trajtojnë me dinjitet dhe respekt.

“Në Kuçicë të Skënderajt u mblodhëm me shokë të luftës, e familje që kontribuan gjithëherë për Kosovën. Veteranët, invalidët dhe familjet e tyre meritojnë që shteti t’i trajtojë dinjitetshëm”, ka shkruar ai.

Rama ka premtuar gjithashtu se projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës do të miratohet, me qëllim të ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë së luftës çlirimtare.

“Edhe projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së shpejti do ta bëjmë ligj, për t’i mbrojtur vlerat më të shenjta tona”, ka deklaruar kandidati i PDK-së.

Në fund të postimit, Rama ka falënderuar pjesëmarrësit për mbështetjen që, sipas tij, po i japin gjatë fushatës zgjedhore.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika