Rrahmani e Korenica largohen nga VV-ja, priten t’i bashkohen koalicionit Lista për Familjen

Dy deputetë të Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica që deri më tani kanë qenë pjesë e grupit parlamentar të LVV-së në pushtet, pritet të largohen nga ky subjekt politik dhe t’i bashkohen koalicionit Lista për Familjen të AKR-së dhe Partisë së Drejtësisë

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje [VV], Eman Rrahmani e Visar Korenica, pritet që nesër të bëjnë publike kandidimin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare si pjesë e Listës Familja.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media që deputeti deri tani i VV-së, Eman Rrahmani, ka ftuar për nesër konferencë për media.

Në njoftim tutje thueht se të pranishëm do të jenë edhe Ferid Agani si përfaqësuesi i AKR-së, PD-së, Fatmir Smajli nga grupi i intelektualëve dhe ekspertëve të prirë, Visar Korenica  deputet, si dhe figura të tjera.

Deri më tani nuk është bërë e ditur nëse ka deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës që do t’i bashkohen kësaj liste.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika