Rrahmani: Është obligim patriotik të mos lejohet vazhdimi i qeverisjes së VV-së

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka deklaruar se vendi ka nevojë për një ndryshim të qeverisjes, duke vlerësuar se vazhdimi i udhëheqjes nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është në interes të Kosovës.

Në Five në TV Dukagjini, Rrahmani tha se gjashtë vitet e fundit të qeverisjes, sipas tij, nuk kanë sjellë rezultate konkrete për qytetarët në fushat kyçe të zhvillimit të vendit.

“Mirëpo e kamë thënë dhe them edhe tash, është shumë e rëndësishme për vendin. Që të mos kemi vazhdimësi të kësaj qeverisje, cfare kemi pasur tash e 6 vite. Është dëshmuar që nuk i ka sjellë asnjë dobi vendit, asnjë zhvillim ekonomik, as në përmirësimin e arsimit, as të shëndetësisë e as një fushë tjetër që është në interes të qytetarëve. Si i tillë duhet të kishim angazhim të përbashkët, që të mosvazhdimit të një qeverisje të tillë, e cila e vendosin vendin dhe secilin qytetarë…”, ka thënë Rrahmani.

Sipas Rrahmanit, partitë politike duhet të angazhohen së bashku për të parandaluar vazhdimin e kësaj qeverisjeje, të cilën e konsideron të dëmshme për vendin.

Ai shkoi edhe më tej, duke e cilësuar si “obligim patriotik” angazhimin e çdo politikani për të mos lejuar LVV-në në krye të ekzekutivit.

“Është obligim patriotik, i secilit që angazhohet në politik që të mos e lejojë një qeverisje të tillë, çfare ka qenë deri sot në vendin tonë… mendoj se nuk duhet të jetë LVV ajo që udhëheq qeverinë e Kosovës, qoftë Albin Kurti, qoftë kushdo prej pjesëtarëve të LVV. Për shkak në atë grupim politik është një mendësi e qeverisjes dhe nuk ka rëndësi a vjen Albini apo një person tjetër”, ka shtuar Rrahmani.

Deputeti i zgjedhur i PDK-së ka theksuar gjithashtu se kundërshtimi i tij ndaj një qeverie të udhëhequr nga Vetëvendosje mbetet i pandryshuar edhe në rast të formimit të një koalicioni të mundshëm mes PDK-së dhe LVV-së.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika