Rrahmani i VV-së në zyrë te Rama për projektet në “Kodrën e Trimave”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka njoftuar se ka zhvilluar takim me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama ku diskutuan projekte të rëndësishme për Prishtinën. Biseda ka përfshirë studimin e fizibilitetit për Kodrën e Trimave, ndërtimin e unazës së Kryeqytetit dhe përfundimin e rrugës së re A

Deputeti i Kosovës nga radhët e LVV, Eman Rrahmani, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim konstruktiv me kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Në këtë takim u diskutuan çështje të rëndësishme për kryeqytetin, duke përfshirë planifikimin dhe zhvillimin në “Kodrën e Trimave”, ndërtimin e unazës së kryeqytetit dhe çështjen e përfundimit të rrugës së re “A”.

Sipas tij, në bisedën e tyre të hapur dhe tejet konstruktive, që të dy shqyrtuan detaje mbi studimin e fleksibilitetit për “Kodrën e Trimave”, projektet që aktualisht janë në zhvillim në këtë zonë, si dhe projektet që priten të fillojnë.

Një temë tjetër e cila u diskutua me rëndësi ishte ndërtimi i unazës së kryeqytetit, sipas Rrahmanit, “i shikuar si një nevojë jetike për funksionimin normal të Prishtinës”.

Po ashtu, u diskutua “çështja e ndërtimit të rrugës së re ‘A’”, një projekt i cili është vonuar dhe është vlerësuar si i rëndësishëm në kryeqytet.

Në këtë kontekst, u theksua nevoja për ta përfunduar sa më shpejt këtë projekt, për ta përmirësuar trafikun dhe qëndrueshmërinë e transportit në Prishtinë.

Rrahmani ka theksuar se Prishtina është e të gjithëve dhe se të gjithë duhet të japin kontributin e tyre për zhvillimin dhe përmirësimin e qytetit.

Ai theksoi se kjo është një detyrë e përbashkët për të gjithë ata që kanë pozita publike, përfshirë deputetë, ministrat dhe Qeverinë, dhe se bashkëpunimi është i nevojshëm për t’i arritur qëllimet e përbashkëta.

Në përfundim, ai bëri një thirrje për bashkëpunim dhe solidaritet ndërmjet tyre, duke cituar shembuj të tjerë si Tirana dhe Shkupi, të cilat kanë shënuar progres të madh në zhvillimin e tyre.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika