Rrahmani i VV-së thotë se pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit

Eman Rrahmani nga radhët e VV-së ka deklaruar se pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit dhe se orët e humbura duhet të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani





Në vazhdën e diskutimeve për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënënësit nga ana e Qeverisë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje(VV), Eman Rrahmani, ka thënë se pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit.

“Orët e humbura duhet të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.

Ndërsa më herët, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se “Parimi ‘pagë për punë’ do të respektohet.

“Mësimdhënësit që kanë mbajtur mësim do të kompensohen”, ka shkruar Kryeziu.

Ndryshe, Nagavci ka thënë se në takimet me Sindikatën e Arsimit, kanë diskutuar në lidhje me kompensimin e pagave nga vetë sindikata, por ata nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

“Kompensim do të ketë. Kompensim për punën e bërë”, ka shkruar Nagavci.

Sipas saj, ligji e ndalon kompensimin për punëtorët që kanë qenë pjesë e grevës.

“Kemi diskutuar me Kryesinë e SBASHK-ut se a do të kompensojë sindikata pagat e mësuesve ashtu siç ndodh në shumicën e vendeve të tjera dhe meqë ligji ndalon kompensimin për punën e pakryer”, ka thënë ajo.

“Asnjë vëmendje e kujdes në këtë drejtim, përkundrazi një muaj grevë, shumë dëme për fëmijët, asnjë kujdes nga punëdhënësit, shumë zhurmë nga ata që kanë përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi”, ka vijuar ajo.

E para e arsimit ka bërë të ditur se me kërkesë të ministrit të Financave, Hekuran Murati, Ministria e Arsimit i ka dërguar të dhënat e tyre për punëtorët e arsimit që nuk kanë qenë pjesë e grevës, për t’ua proceduar pagat.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, është shprehur i indinjuar me këtë vendim të qeverisë, të cilin e ka quajtur diskriminues e hakmarrës.

“Fatkeqësisht, ende nuk janë procesuar në sistemin arsimor, teksa e keqja shtohet se janë procesuar për shërbyesit civilë që ishin në grevë dhe kjo është një segregacion, nuk ka çfarë të dyshohet për tjetër, përveç ndonjë qëllimi që vetëm qeveria e di”, ka thënë ai.

Tutje, Jasharaj ka paralajmëruar “situatë të acaruar”, nëse nuk procesohen pagat deri më 5 tetor të këtij viti.

“Uroj që deri në kufirin ligjor më 5 tetor, Qeveria të mos e bëjë edhe këtë goditje, por t’i procesojë pagat, përndryshe do të kemi situatë të acaruar. Edhe mediat e kanë parë se edhe kur u bë pezullimi i grevës, votat pro dhe kundër ishin kogja të përafërta. Nuk është e drejtë të shkelen ligjet dhe të shkelet humaniteti. Nëse bëhet kjo goditje, atëherë s’kemi si të mos besojmë se Qeveria i do grevat dhe përplasjet”, ka thënë ai.

Afati ligjor për ekzekutimin e pagave për punëtorët e sektorit publik është më së largu data pesë tetor e këtij viti.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika