Rrahmani: Jam pro fertilizimit të asistuar vetëm për çiftet, jo për një grua 18-vjeçare të pamartuar

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani lidhur me fertilizimin e asistuar IFV ka thënë se e mbështetë fertilizimin për një çifti si burrë e grua por jo edhe për një grua 18-vjeçare e cila është e pamartuar dhe që e ndalon të drejtën për të njohur familjen, pasi që mund të dërgojnë në incest

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, lidhur me fertilizimin e asistuar, ka thënë se e mbështet fertilizimin për një çifti si burrë e grua, por jo edhe për një grua 18-vjeçare, e cila është e pamartuar dhe që e ndalon të drejtën për të njohur familjen, pasi mund të dërgojnë në incest.

Kështu është shprehur për emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku po diskutohet projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar, i njohur si IVF.

“Fertilizimi i asistuar të jetë vetëm për çiftin, burrë dhe grua e jo për një grua 18-vjeçare, e cila është e pamartuar dhe që e ndalon të drejtën të njohë babain, nënë, vëllain apo motrën. Nuk mbështesmi ligje të tilla që mund të dërgojnë në incest dhe do të japim angazhimin tone derisa na lejon ne si deputet”, është shprehur Rrahmani.

Ndërsa, deputeti Eman Rrahmani i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrit Arben Vitia për kryerjen e punëve të tyre, duke ua mundësuar çifteve që kanë probleme me shëndetin e tyre riprodhues të kryejnë IFV në institucionet publike të vendit.

“Fertilizimi mund të ndodhë në Institucione Publike. Nuk ka pasur vullnet nga Qeveritë e kaluara prej më shumë se dhjetë vite prej kur ekziston udhëzimi administrative. Nuk ka vullnet, as nuk ka pasur vullnet  dhe nuk është duke vazhduar të ketë vullnet edhe nga  kjo qeverisje për këto tri vite. Për çiftet që kanë problem për fertilizim, ta kryejnë këtë shërbim me kosto zero në Institucione Publike. Ministri me angazhimin e tij dhe investimet të cilat duhen, që ta bëjë  në Institucionet publike mirëpo arsyetimi I mungesës së ligjit është thjeshtë sa për të shpenzu debatet publike apo për t’u arsyetu për mosinvestime të cilat  kanë mundur. Natyrisht bashkë me 10 deputetë të tjerë të cilët I kemi paraqitur këto amandamente, e mbështesmi fertilizimin e asistuar tek çiftet dhe I bëjmë thirrje ministrit Vitia të I kryejë këto punët dhe detyrat  e tyre për të mundësuar çifteve që këro procedura të kryehen në Institucione Publike. Ku duhet ndërtuar dhe janë mjete të qytetarëve dhe duhet investuar, duke mos dhënë para në institucione private”, është shprehur Rrahmani.

Shija e redaktorit

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Kosova mposhtë Lituaninë

Kosova ka marr tri pikët e radhës, duke trimfuar si mysafir i Lituanisë me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së tretë të Ligës...

Të fundit nga rubrika