Në “Diego Armando Maradona Stadium” nuk do të ketë asnjë ulëse të lirë sonte.

Tifozët napoletanë do e përkrahin skuadrën e tyre të zemrës, në misionin për rikthimin e rezultatit ndaj Milanit.

Ndeshja e parë në “San Siro” përfundoi me rezultat 1-0 dhe rosonerët kanë përparsi, por gjithçka do vendoset në fushën e gjelbër.

Vendësit do jenë me tre mungesa, pasi Giovanni Simeone është I lënduar, kurse Min-jae Kim dhe Andre Zambo Anguissa mungojnë për shkak të kartonëve.

Por, fakti që Victor Osimhen është rikthyer nga lëndimi – është lajmi kryesor i ditës.

Në anën tjetër, mysafirët janë pa Simon Kjaer dhe Zlatan Ibrahimovic – që mbesin të dëmtuar.

Italia është gati për derbi.