Rrahmani: Zgjedhjet e 7 qershorit, më të rëndësishmet që nga pavarësia

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, i ka cilësuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit si ndër më të rëndësishmet që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Në FIVE në TV Dukagjini, Rrahmani tha se rëndësia e këtyre zgjedhjeve lidhet me zhvillimet e fundit politike në vend, të cilat, sipas tij, kanë pasur tendenca drejt autoritarizmit dhe madje përpjekje për cenim të rendit kushtetues.

“Këto zgjedhje për mendim tim janë më të rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë. Për shkak se gjatë kësaj periudhe është tentuar që shteti të kaloj në autoritarizëm. Dhe ka pas edhe tentativa për puç ndaj rendit kushtetues gjatë kohëve të fundit. Natyrisht me mobilizimin dhe angazhimin e subjekteve opozitare edhe reagimin e mediave dhe qytetarëve, u kalua edhe një momentum i tillë. Por shpresoj që qytetarët do të vendosin me 7 qershor…”, ka thënë Rrahmani.

Ai foli gjithashtu për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me PDK-në, duke e vlerësuar si të suksesshëm koordinimin e deritanishëm.

Rrahmani bëri të ditur se pritet që në ditët në vijim të finalizohet një marrëveshje për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhje.

“Bashkëpunim që kemi pasur gjatë kësaj periudhë ka qenë i shkëlqyeshëm. Ka mbet që gjatë këtyre ditëve të finalizojmë marrëveshjen. Nuk besoj që do të ketë diçka që nuk do të dakordohemi… natyrisht që do të ketë kandidat përpos meje, të cilët do të jene pjesë e garës zgjedhore”, ka shtuar Rrahmani.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika