Në Podujevë është arrestuar një person.
Kjo pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Policia e njofton se nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri AK-47 me 200 fishekë.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje,” thuhet në raportin e policisë.