Rrecaj: INTERPOL-i ende nuk e ka miratuar kërkesën e Rusisë për Policët e Kosovës

Ish-polici dhe avokati, Visar Rrecaj, ka thënë se INTERPOL-i ende nuk e ka miratuar kërkesën e shtetit rus që tre zyrtarë të njësive elitare të Policisë së Kosovës të futen në sistemin e kërkimit

Shteti rus ka kërkuar që tre zyrtarë të njësive elitare të Policisë së Kosovës të futen në sistemin e kërkimit të Interpolit. Lidhur me këtë, ish-polici dhe avokati, Visar Rrecaj, ka thënë se INTERPOL-i ende nuk e ka miratuar këtë kërkesë.

Në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Rrecaj konsideron se veprimi rus nuk ka të bëjë fare me çështje juridike, por, sipas tij, e njëjta është veprim puro politik.

“Në aspektin juridik nuk ka lidhje logjike ky veprim që ka ndodhur prej shtetit rus. Ende INTERPOL-i nuk e ka aprovuar kërkesën për t’i futur në letërrreshtim, por a mund të ketë pasoja juridike apo a prodhon efekte, po prodhon efekte juridike, nëse kërkesa ruse aprovohet nga INTERPOL-i, atëherë shtetet anëtare janë të obliguara që ta zbatojnë urdhrin për ndalim. Nëse Besarti ose dy kolegët e tjerë hasin në një shtet lojal ndaj Rusisë, atëherë ekstradimi mund të ndodhë shpejt. Është mirë që këto vende të shmangen. Konsideroj në aspektin juridik, se veprimi rus me këtë kërkesë nuk ka të bëjë asgjë me çështje juridike, veprimi është puro politik”, tha ai.

“Fletarresti për komandantin e NJSI-së: Hakmarrje e Serbisë përmes Rusisë”

Në anën tjetër, ish-ushtaraku Afrim Veseli thotë se kjo kërkesë e Rusisë është një përgjigje e qartë për suksesin e Policisë së Kosovës që korri më 24 shtator në Banjskë.

Ai thekson se fletarresti për komandantin e NJSI-së është një hakmarrje e Serbisë nëpërmjet Rusisë.

“Kjo që e ka bërë Rusia është një mesazh i qartë, është një përgjigje për suksesin e djemve të policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë dhe si hakmarrje se INTERPOL-i shpalli fletarrest ndërkombëtar për Millan Radojçiqin… tani vëllai i madh – Rusia po e realizon atë detyrë. Është mesazh i qartë politik që Serbia është e rreshtuar edhe në këtë rast me Rusinë, ndërsa Kosova me shtetet perëndimore. Kjo paraqet edhe një nevojë të domosdoshme që Qeveria jonë të punojë më shumë që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare sikur në INTERPOL. Të ketë një aktivitet të shtuar nga Qeveria e Kosovës. Besartit dhe Albanit, Rusia u ka bërë nder. Ata nuk e kanë atë brengë fare se cka thotë Rusia”, tha ai.

Ndryshe, sipas burimeve të TV Dukagjinit, në listën e Interpolit janë futur shefi i njësitit elitar të Policisë së Kosovës, “NjnSh-së”, Alban Jetullahu, shefi i ‘RSU’, Besart Ahmeti, si dhe një zyrtar tjetër i Policisë së Kosovës.

Siç thonë burimet, të njëjtit kërkohen për arrestimin e një shtetasi rus në veri të Kosovës në maj të vitit 2019.

Shija e redaktorit

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

Të fundit nga rubrika