I burgosuri: Nuk ia vlen të futesh në burg për vjedhje

Rrëfimi i një të burgosuri në emisionin "N'burg me Nitën", i cili është i penduar për veprën e tij penale që e ka vendosur prapa grilave

Në emisionin “N’Burg me Nitën”, të RTV Dukagjini, kësaj radhe vjen rrëfimi i një personi të burgosur, i dënuar për vjedhje.

I burgosuri në këtë emision ka rrëfyer se është i penduar për veprën penale që ka kryer, dhe siç thotë ai “është hera ime e parë që jam në burg”.

Ndër të tjera, ai ka treguar vështirësitë që ka pasur në momentet e para kur e ka filluar dënimin në burg.

“I kam pasur 18-19 vjet kur kam hyrë në burg, kam qenë i ri dhe është hera ime e parë në burg, kam pasur ngarkesë dhe presion psikologjik”, ka deklaruar i burgosuri.

Sipas tij, nuk ia vlen të bësh vjedhje dhe gjëra të tjera që të mashtrojnë, sepse janë rrugë të këqija që të dërgojnë deri te burgu.

“Jam i penduar për veprat penale që kam bërë, për familjen që e kam shqetësuar, nuk do ta përsëris më veprën penale, nuk ia vlen të vish për vjedhje”, ka shtuar ai.

Ilustrim

Ai ka thënë se deri te vepra penale ka ardhur si shkak i vështirësive ekonomike.

“Unë kisha thënë që ma mirë të kërkosh pare, e të mos vjedhësh, se burgu nuk pret ditë të mira”, ka shtuar i burgosuri.

I burgosuri ndër të tjera, ka theksuar se është i penduar për këtë vepër, dhe ka dhënë një mesazh për të rinjtë.

“Më mirë të punojnë një punë jashtë e të mos vjedhin, se sa të vjedhin e të vijnë këtu, këtu është tmerr, unë jam shumë i penduar”, ka përfunduar i burgosuri.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika