Rrëfimi i një të miture, që ka rënë ndesh me ligjin

42 gra gjenden brenda Qendrës së Shërbimit Korrektues në Lipjan. Prej tyre 26 në paraburgim e 26 në vuajtje dënimit. Mes tyre është një e mitur që rrëfen për RTV Dukagjinin ditët e saj si e privuar nga liria

Qendra e Shërbimit Korrektues në Lipjan

42 gra gjenden brenda Qendrës së Shërbimit Korrektues në Lipjan. Prej tyre 26 në paraburgim e 16 në vuajtje dënimit. Të gjitha ato kanë rënë ndesh me ligjin.

Është kjo Qendra Korrektuese për Gra në Lipjan, ku gratë e dënuara për vepra të ndryshme vuajnë dënimet. Ndonëse brenda grilave, ato nuk ngurrojnë që të shprehin edhe talentet e tyre që i kanë.

Qendra e Shërbimit Korrektues në Lipjan

Dëshmi e kësaj janë pikturat e punuara nga të burgosurat, të cilat janë të vendosura në dhomën e vizitave e përmes të cilave përcohen shumë mesazhe. Muret e sallës po ashtu bartin pendimin e tyre dhe mallin për ata që i presin jashtë.

Mes tyre qëndron edhe një e mitur e cila rrëfen përjetimet e saj për ditët sa është duke qëndruar në burg.

“Ne zakonisht zgjohemi në orën 07:00 të mëngjesit. Shumica këtu punojnë punë edhe unë punoj, bëjmë punë vullnetare, e kalojmë kohën. Unë shkoj në kurs të kompjuterave”, është shprehur ajo.

Si 16 vjeçare që është, ajo është optimiste se ka një të ardhme jashtë, derisa tregon për planet që ka menduar nga brenda mureve të burgut.

“Kur dal jashtë nuk e di shumë mirë çka kam për të punuar, kursin e kam vazhduar ndoshta për marrjen e një diplome por për punë ende nuk e di. Nuk është që kam menduar shumë për profesionin, por do të punoj ashtu siç kam punuar kur isha në liri. Në liri kam punuar banakiere”.

Ajo tregoi sa është e vështirë jeta brenda me gra shumica të moshës madhore.

“Të burgosurat shumica janë në moshë më të pjekur se sa unë. Por, raportet sërish i kemi njëjtë, mirë i kemi, kalojmë mirë me njëra-tjetrën, jemi si familje e madhe”.

Ndërkohë, ajo rrëfen edhe për momentet më të vështira që i duhet ti kalojë larg familjes.

“Të premten mezi e pres sepse i shoh të shtëpisë. Gjatë një jave që si shohim e largojmë mallin duke folur, duke biseduar. Normal gjatë festave jemi mësuar të jemi pranë familjes, pranë shoqërisë, pranë atyre që i duam, po nganjëherë nuk ndodhë me qenë me ta, ndodhë me qenë në burg”.

Megjithatë është dikush brenda qendrës që ka takime të rregullta me to.

Një obligim të tillë e ka Selvije Berisha, që është zyrtare për punë sociale në këtë qendër korrektuese.

Selvije Berisha, zyrtare për punë sociale në këtë qendër korrektuese.

Ajo thotë se të gjitha të burgosurat këtu, kanë mundësi që të merren me aktivitete të ndryshme.

“Është trajnimi i artizanatit të filigranit që do të zgjasë një vit, që do të ndahet dy herë në javë nga tri orë. Është trajnim që të dënuarat e ndjekin me shumë interesim ehde shpresoj që nga ai trajnim të përfitojnë shumë që në të ardhmen të jenë të pavarura në jetën e tyre”.

Brenda kësaj Qendre Korrektuese, vuajnë dënimet gratë të cilat kanë kryer vepra të ndryshme penale, përfshi edhe ato më të rëndat siç është vrasja.

Ndërsa, dënimi maksimal të cilin e bartë ndonjë e burgosur këtu është 25 vjet burgim.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika