Rrëfimi për Vetëvendosjen nga ata që qëndruan dhe ata që u larguan
Është sllogani me të cilin në vitin 2005 nisi gjithçka. Protesta të dhunshme dhe kundërshtim i pothuajse gjithçkaje, është ajo që e karakterizoi Vetëvendosjen në 18 vjet të ekzistencës së sajë. Pjesëmarrëse në shumicën e këtyre aktiviteteve, prej vitit shtatorit të vitit 2010, ishte edhe tash ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. “Ka pasur situata kur […]
Është sllogani me të cilin në vitin 2005 nisi gjithçka.
Protesta të dhunshme dhe kundërshtim i pothuajse gjithçkaje, është ajo që e karakterizoi Vetëvendosjen në 18 vjet të ekzistencës së sajë.
Pjesëmarrëse në shumicën e këtyre aktiviteteve, prej vitit shtatorit të vitit 2010, ishte edhe tash ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
“Ka pasur situata kur ke menduar që për shkak të atij angazhimi politik, edhe mund të burgosesh, edhe mund të vritesh besa, sepse ju e dini që aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në protesta e demonstrata kanë humbur jetën…Kemi hyrë dhe jemi angazhuar deri në vetmohim. Pra e gjithë përpjekja jonë 12-13 vjeçare, gjithmonë ka qenë duke e mohuar vetveten”, ka thënë Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë.
Një ndër rastet e vetëmohimit, ishte protesta e 10 shkurtit 2007.
Adonis Tahiri, në atë kohë rreth 18 vjeçar, ishte një nga pjesëmarrësit.
“Ndoshta prej aktiviteteve më sfiduese atëherë dhe që me thënë ashtu na e ka lënë shenjë më së shumti, sigurisht se ka qenë protestat kundër pakos së Ahtisarit në vitin 2007. Protesta të cilat patën përfunduar edhe me dy dëshmorë Mon Balajn dhe Arben Xheladinin”, ka thënë Adonis Tahiri – Ish-pjesëtar i VV-së.
Tahiri thotë se prej atëherë, Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar shumë.
“Nëse e shohim se për çfarë jemi angazhuar atëherë dhe cili është angazhimi i qeverisë aktuale, lirisht mund të them që shumë pak ose fare mund të ketë përputhje me angazhimet që i kemi pas atëherë dhe me tekstet që i kemi mësuar atëherë, edhe mes vete edhe nga njëri tjetri dhe të cilat i kemi shpërndarë tek të tjerët”, ka thënë Adonis Tahiri – Ish-pjesëtar i VV-së.
Por ndryshe vlerëson, Albulena Haxhiu.
“Secili prej aktivistëve me të cilët edhe jemi rritur bashkë në Vetëvendosje ka momente shumë të veçanta në Vetëvendosje, por vlerësoj që është një subjekt jashtëzakonisht prosperues, emancipues, demokratik dhe prandaj e ka edhe mbështetjen e qytetarëve sot”.
Lëvizja Vetëvendosje, në vitin 2010, kishte marrë një nga vendimet më të rëndësishme në gjithë historinë e saj, duke garuar në zgjedhje.
Prej atëherë, suksesin më të madh e arriti në zgjedhjet e vitit 2021, kur fitoi mbi 50 % të votave.
Megjithatë, këtë sukses nuk e arriti asnjëherë në zgjedhjet lokale.















