Rrëfimi se si garuesi kosovar humbi jetën pas kërcimit nga Ura e Mostarit në Bosnje

"Në 88-tën kemi pasur një fatkeqësi, shoku im i ngushtë Besim Mulliqi që u flijua për garë të Kosovës sepse ishim vetëm tre veta shqiptar, me kërcimin e tij fenomenal e theu kurrizin nga Ura e Monstarit dhe pas një jave vdiq"

“I pëlciti kurrizi”, rrëfimi se si garuesi kosovar humbi jetën pas kërcimit nga Ura e Mostarit

Në Gjakovë të dielën u mbajt gara e kërcimeve nga Ura e Fshejtë, garë kjo tashmë tradicionale për këtë komunë që organizoi edicionin e 73-të të saj.

Adrenalina e madhe është ajo me të cilën karakterizohet kjo garë, por edhe rreziku i pjesëmarrjes në të është mjaft i madh.

Në mesin e tre anëtarëve të jurisë që vlerësonin garuesit, ishte edhe ish-garuesi dhe kërcimtari nga Ura e Fshejtë, Sokol Haliti, i cili ishte kampion i kësaj gare, por edhe nënkampion i kërcimeve nga Ura e Monstarit në Bosnjë e Hercegovinë.

Por, pikërisht nga ura e Monstarit, Hoti ka kujtime të hidhura pasi në vitin 1988 aty humbi jetën shoku i tij i ngushtë Besim Mulliqi pas kërcimit nga 30 metra lartësi.

Sokol Haliti

Hoti: Mulliqi u flijua për Kosovën

“Kam qenë kampion këtu nga Ura e Fshejtë dhe nga Ura e Monstarit nënkampion. Në vitin 1987 kamë kërcyer dhe në vitin 1988. Në 88-tën kemi pasur një fatkeqësi, shoku im i ngushtë Besim Mulliqi që u flijua për garë të Kosovës sepse ishim vetëm tre veta shqiptarë, me kërcimin e tij fenomenal e theu kurrizin nga Ura e Monstarit dhe pas një jave vdiq. Aty më ka mbetur trauma prej vitit 1988 sepse ka qenë kampion dhe kërcimtar i mirë dhe i shkëlqyeshëm.”, tha Hoti.

Ai tregon për KosovaPress se deri te ngjarja tragjike erdhi për shkak të lartësisë së madhe dhe shtypjes së lartë të ujit që i shkaktoi pëlcitjen e kurrizit Besim Mulliqit.

Hoti: Nga shtypja e ujit, Mulliqit i ka pëlcitur kurrizi

“Besimi 20-vjeçar ka qenë. Kjo ka mundur të më ndodhë edhe mua, çdokujt mund t’i ndodhte sepse me të vërtetë është sport shumë i rrezikshëm, koncentrimi, por hyrja në ujë kur është bërë, lartësia e madhe 30 metra nga Ura e Monstarit, këtu në qafë nga shtypja e ujit i ka pëlcitur kurrizi. Menjëherë nuk ka mundur t’i lëvizë as këmbët e as duart. Por, çfarë më ka mbetur në mendje, kur e kanë nxjerrë nga uji në Monstar, zhytësit nuk e kanë nxjerrë siç duhet, aty e kanë lënduar edhe më shumë. Shumë goditje e thellë, e dhimbshme për ne dhe familjen e tij.”, theksoi Hoti.

Hoti shton se frika se diçka e tillë mund të ndodhë edhe në kërcimet nga Ura e Fshejtë, i përcjellë nga vitit në vit kur nisin përgatitet për organizimin e kësaj gare./KSP/

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika