Rregullorja e KPM-së në duart e Supremes, kërkohet anulimi i disa neneve
Ndryshimi i rregullores së Komisionit të Pavarur për Media, si dhe zgjedhja e kryetarit të ri, janë diskutuar në Gjykatën Supreme. Në seancën e mbajtur ketë të martë, është shqyrtuar ankesa e Institutit të Kosovës për Drejtësi e cila ka paditur KPM-në në Supreme. Gzim Shala nga IKD ka kërkuar nga kolegji shfuqizimin e neneve […]
Ndryshimi i rregullores së Komisionit të Pavarur për Media, si dhe zgjedhja e kryetarit të ri, janë diskutuar në Gjykatën Supreme.
Në seancën e mbajtur ketë të martë, është shqyrtuar ankesa e Institutit të Kosovës për Drejtësi e cila ka paditur KPM-në në Supreme.
Gzim Shala nga IKD ka kërkuar nga kolegji shfuqizimin e neneve të miratuara në janar të këtij viti.
“Duke e ditur se objekt i kësaj padie nuk janë dyshimet për politizim të KPM, por ligjshmëria e Rregullores së Punës së këtij institucioni të pavarur kushtetues kërkojmë nga Gjykata që të deklaroj të paligjshëm dhe ta shfuqizoj neni 3.2. të Rregullores së Punës së KPM, të miratuar më 17 janar 2025”, deklaroi Shala.
Por, Komisioni i Pavarur për Media insiston se gjithçka ishte e bazuar në ligj dhe se pretendimet e IKD-së nuk qëndrojnë.
“Çështja e ndryshimit të rregullorës ka qenë për qëllim të kohezionit me ligjin, pse? Ligji e thotë qartë kryerari zgjedhet nëse plotësohen dy kushte ligjore, ka qenë publike që dy kushte ligjore janë plotësuar, prezenca e mjaftueshme të antarëve të KPM-së, dhe votimi i fshehtë”, deklaroi Rracaj
Në këtë seancë janë administruar edhe provat e janë dhënë edhe fjalët përfundimtare.
“Mënyra e rregullimit të punës brenda komisonit të pavarur për media është cështje publike dhe interes publik. Dhe në asnjë rrethanë nuk udhëhiqert sipas parimeve të drejtave pronësore që ndoshta do garantonin edhe privatësi”, tha Shala.
“Nuk është ideja për ta mbrotjur një person të caktuar, ideja është për të krijuar precendent për rregulloren e brendshme që sigurojnë privatësi”, tha Rrecaj
Vendimin në lidhje me këtë palët do e pranojnë me shkrim brenda afatit ligjor.
Komisioni i Pavarur i Mediave në mbledhjen e mbajtur në janar të këtij viti, ndryshoi Rregulloren e punës, dhe tri ditë para se t’i përfundojë mandati Jeton Mehmetit si kryetar, e ka zgjedhur kryetarin e ri Besnik Berishën.
Kjo u kritikua nga shoqëria civile duke u cilësuar si e kundërligjshme dhe me qëllim politizimi të këtij Komisioni.
Si rrjedhojë, IKD e ka paditur KPM-në pranë Gjykatës Supreme duke kërkuar që rregulloren ta shpall të kundërligjshme dhe rrjedhimisht edhe vendimi për kryetarin e këtij institucioni të shpallet i paligjshëm.















